Haradinaj mori pjesë në shënimin e dhjetëvjetorit të Partisë së Re Demokratike, të komunitetit boshnjak nga Prizreni

Haradinaj mori pjesë në shënimin e dhjetëvjetorit të Partisë së Re Demokratike, të komunitetit boshnjak nga Prizreni

Kryeministri Ramush Haradinaj duke përgëzuar për këtë përvjetor ka shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin në krijimin e kushteve më të mira të jetës për të gjithë në vendin tonë.

Duke folur për taksën në mallrat që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, kryeministri Ramush Haradinaj ka theksuar se: “Vendimi Qeverisë sonë nuk është i drejtuar kundër popullit boshnjak, pasi që e dini si i kemi raportet me boshnjakët e Prizrenit, por edhe më të gjithë boshnjakët që jetojnë në Ballkan.”

Në fjalën e tij, para të pranishmëve Kryeministri Haradinaj shtoi gjithashtu se:

“Unë besoj se vështirësitë që kemi në raport me Serbinë, shumë shpejtë do të zgjidhen dhe do të kemi të gjithë një jetë më të mirë në regjion, dhe Kosova do të arrijë qëllimet e veta, që të anëtarësohet së shpejti në OKB, që do të mundësonte një jetë më të mirë dhe zhvillim ekonomik”, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj në fjalën e tij duke ju dëshiruar punë të mbarë dhe suksese në të ardhmen anëtarëve dhe simpatizantëve të kësaj partie.

Kryetarja e Partisë së Re Demokratike, Emilja Rexhepi falënderoi kryeministrin Haradinaj dhe të pranishmit për pjesëmarrje në 10 vjetorin e Partisë dhe u shpreh e bindur se themelimi i kësaj partie para 10 vjetësh ka qenë domosdoshmëri e kohës dhe e nevojshme përmirësimin e jetës së qytetarëve të komunitetit boshnjak që jeton në Kosovë dhe se qëllimi ka qenë shërbimi në të mirë të përmirësimit të jetës së tyre përmes përfaqësimit në institucionet e Kosovës.