Prince Harry dhe Meghan Markle do të kthehen në MB për të vazhduar punën e tyre bamirëse, pohoi sot autori i Finding Freedom, Omid Scobie.

Duka dhe Dukesha e Sussex u larguan nga Familja Mbretërore këtë vit për të filluar jetën e tyre të re në SHBA.

Duke folur me Royal Central, reporteri tha: “Harry dhe Meghan kanë bërë të qartë se puna e tyre në Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë patronazhet e tyre mbretërore, do të vazhdojë.

“Ndërsa baza e tyre do të jetë në SHBA, unë mendoj se pasi të lehtësohen kufizimet e udhëtimit, ne do t’i shohim ata të lëvizin përsëri dhe të ndërmarrin udhëtime në MB, si private ashtu edhe profesionale.”

Meghan, 39 vjeç mori katër patronazhe – përfshirë dy nga Mbretëresha – kur u martua në Familjen Mbretërore dhe i mbajti rolet, pavarësisht se u largua nga familja, përcjell portali rtv21.tv

Ndërkohë Harry, 35 vjeç, ka vazhduar të punojë me bamirësit e tij Sentenable si dhe u përqendrua në organizatën e tyre jofitimprurëse Archewell.

Por  Scobie këmbënguli që çifti kishte bërë një “bazë të përhershme familjare në Kaliforni”.

Ai shtoi: “Mbretëria e Bashkuar do të jetë gjithmonë e rëndësishme për ta, por unë nuk mendoj do t’i shohim të punojnë si pjesëtarë të Familjes Mbretërore”.

Mbretëresha më parë kishte lëshuar një deklaratë pasi kishte finalizuar detajet e çiftit që kishin braktisur familjen. Kishte  pohuar se monarkja 94-vjeçare ia bëri të qartë çiftit që ata mund të ktheheshin sa herë që donin./21Media