Princi britanik Harry dhe gruaja e tij Meghan, Duka dhe Dukesha e Sussex, janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë, tha të dielën një zëdhënës i çiftit, përcjell portali rtv21.tv

Harry, 36 vjeç dhe Meghan, 39 vjeç, u tërhoqën nga detyrat mbretërore në janar 2020 dhe u transferuan me djalin e tyre të parë Archie në Kaliforninë Jugore për të bërë një jetë më të pavarur dhe për t’i shpëtuar mediave britanike.

“Ne mund të konfirmojmë që Archie do të jetë një vëlla i madh. Duka dhe Dukesha e Sussex janë shumë të lumtur që presin fëmijën e tyre të dytë ”, tha zëdhënësi.

Archie ka lindur në maj 2019./21Media