Miku i afërt flet për përjetimet e Harryt

Miku i afërt flet për përjetimet e Harryt

Në fillim të këtij muaji Harry dhe Meghan janë tërhequr nga familja mbretërore. Synimi është që të punojnë për t’u bërë të pavarur financiarisht.

Miku i afërt i Harryt, Nacho Figueras tha se ai vuajti shumë dhe se Harry po mundohet ta mbrojë gruan e tij, Meghan dhe djalin e tyre, Archie duke u larguar nga familja mbretërore britanike. Në një diskutim në “Good Morning America” ai tha se ka folur me princin Harry para pak ditësh dhe se ai dëshiron të jetojë një jetë normale. “Ka vuajtur shumë për të gjitha gjërat që i kanë ndodhur”, u shpreh ai, transmeton rtv21.tv

“Ai dëshiron të jetojë jetë normale, ashtu siç do të jetë jeta e tij. Kur ke mbi 1 mijë gazetarë që presin jashtë shtëpisë në Kanada për ta fotografuar djalin, s’është normale. Po e mbron familjen e tij, gruan dhe fëmijën. Ishte djali i dikujt që ka përjetuar shumë sulme nga shtypi dhe kjo është e pamohueshme. Nuk dëshiron që kjo t’i ndodhë familjes së tij”, u shpreh ai.

Harry dhe Meghan nuk do të përdorin më titujt e tyre të mbretëror dhe nuk do të marrin fonde publike për detyrat mbretërore./21Media