"Vendimi s'ishte i lehtë, por s'kishte opsion tjetër.."

“Vendimi s’ishte i lehtë, por s’kishte opsion tjetër..”

Duka i Sussex ka shprehur trishtimin e tij rreth vendimit për të hequr dorë nga titujt mbretëror. Duke iu drejtuar të pranishmëve në një darkë private në Londër, Harry tha: “Ne shpresonim t’i shërbenim mbretëreshës pa fonde publike. Por fatkeqësisht kjo ishte e pamundur”.

Tha se këtë vendim nuk e kishin marrë me lehtësi, por nuk kishte opsion tjetër. Duke iu drejtuar të pranishmëve si Harry, u shpreh se ai e gjeti ‘dashurinë dhe lumturinë që kishte shpresuar për gjithë jetën’ me Meghan, transmeton rtv21.tv

“E di se ju keni arritur të më njihni mirë këto vite dhe të besoni se gruaja që e zgjodha për të qenë bashkëshortja ime posedon të njejtat vlera si unë. Dhe i posedon”, tha ai.

Tha se të dy u munduan maksimalisht për vendin. “Për këto arsye, ndjehem shumë i pikëlluar se puna erdhi deri këtu”, u shpreh më tej ai.

“Vendimi që kam marrë për mua dhe gruan time nuk ishte i lehtë, por s’kishte opsion tjetër”, tha më tej Harry.

Para dy ditësh pallati Buckingham njoftoi se princi Harry dhe Meghan nuk do të përdorin më titujt e tyre të mbretëror dhe nuk do të marrin fonde publike për detyrat mbretërore./21Media