Shqiponjat me GPS

Shqiponjat me GPS

Shqiponjat janë krijesa madhështore, jo vetëm për shkak të pamjes së tyre (sepse kjo do të ishte thjesht e cekët), por ato gjithashtu admirohen për inteligjencën e tyre dhe aftësitë e pabesueshme grabitqare.

Nuk është çudi që ato janë simbole të kombeve dhe të vendeve të tëra, që shfaqen në emblemat kombëtare, monedhat dhe veprat e artit, transmeton rtv21.tv.

Nëse keni menduar ndonjëherë për udhëtimet shqiponjës, kjo është një histori e mahnitshme se si u bë një zbulim i papritur nga një burrë i cili nxiti kuriozitet për shumë njerëz.

Ajo që ai gjeti ishte një shqiponjë të ngordhur me një pajisje përcjellëse rreth qafës së saj. Pas inspektimit më të afërt, njeriu pa se pajisja kishte email-in e pronarit mbi të.

Pajisja e ndjekjes ka ruajtur të gjitha vendet ku ka qenë shqiponja. Duket se shkencëtarët po bënin një eksperiment ku e lidhën GPS-in në 20 shqiponja për të shënuar çdo vend që ato vizituan në një vit. Këta zogj kanë kaluar shumë vende, por, mjaft interesante, ato qëndronin larg detit.

Këto shqiponja kanë kaluar shumë vende në Lindjen e Mesme dhe nuk është e sigurt përse u shmangen Kaspikun dhe Detin e Kuq.

Ekipi i studiuesve, i quajtur “British Birds”, ka gjurmuar 16 shqiponja dhe zbuloi se distanca më e gjatë e fluturimit të përditshëm midis të gjitha shqiponjave të gjurmuara ishte rreth 355 km. Ata gjithashtu kanë regjistruar se përmes një cikli të plotë vjetor, një shqiponjë shpenzon rreth 31.5% në zonën e dimrit, 41.9% në zonën e mbarështimit dhe pjesa tjetër 26.6% për migracionin. Këto statistika, si dhe harta, vërtetojnë edhe një herë se shqiponjat janë një krijesë vazhdimisht lëvizëse dhe emigruese./21Media