Hasan Mustafa rizgjedhet kryetar i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit

Sot Federata Ndërkombëtare e Hendbollit, ka mbajtur Kongresin e 38 në Bazel të realizuar në mënyrë virtuale, ku Hasan Mustafa është rizgjedhur kryetar i kësaj federate për 4 vjet.
Në këtë kongres nga Kosova ka marrë pjesë edhe Kryetari i Federatës të Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini.
Gjithashtu, janë zgjedhur edhe anëtarët e tjerë të Këshillit ekzekutiv, ndërsa francezi, Zhoel Dell Pllank u zgjodh nënkryetar.
Gjatë këtij takimi u diskutua për top kombëtaret botërore për meshkujt, ku Kosova është ranguar prej vendit 17 deri në vendin 40 në nivel botëror. Kjo gjë e bënë Kosovën të rangohet në vendet e zhvilluara të botës në hendboll./21Media

Back to top button