"Hasani" ndër aktorët më të preferuar turk

“Hasani” ndër aktorët më të preferuar turk

Ahmet Yenilmez është ndër emrat më të dashur të kinematografisë turke. Me rolet e tij të shumta nëpër seriale e filma, ai arriti të mbledhë numër të madh fansash rreth vetës. Përpos që është aktor, ai është edhe një producent shumë i njohur në Turqi, transmeton rtv21.tv

Në Kosovë ai u bë i njohur me rolin e tij në serialin “Jetë e hidhur”. Ndonëse kanë kaluar vite që nga transmetimi i serialit, megjithatë ai ende kujtohet nga fansat e tij të shumtë.

Ai tani ka 52-vjet dhe me kalimin e viteve duket se aktori i mirënjohur ka pësuar ndryshime të shumta. Ja ku po ju sjellim disa fotografi.

Aktori është aktiv edhe në projekte të ndryshme teatrale./21Media