Hashim Thaçi sot pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit.

Ai tha se nuk do të lejojë që para gjyqit të dal presidenti andaj për të mbrojtur integritetin e Kosovës duke respektuar miqtë ndërkombëtar “sot jap dorëheqje nga pozita e presidentit të Kosovës”.

Lajmi për aktakuzën dhe dorëheqjen e bëri të ditur Thaçi në një konferencë për media.

“Kjo nuk është lamtumirë, por mirupafshim”, u tha ai/21Media