Haxhi Avdyli i “Guxo”: Të kryhen pagesat e mësimdhënësve grevistë

(Live Update)

Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje nga Guxo, Haxhi Avdyli, është pajtuar me qëndrimin e koleges së tij, Jeta Statovci, se duhet të kryhen pagesat e pagave të mësimdhënësve grevistë.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka deklaruar se greva shihet që ka pasur prapavijë politike, sipas tij, përkundër kësaj prapë mendon që pagat duhet të ekzekutohen.
“Për hirë të arsimit,nxënësëve arsimtarëve të ndershëm, familjeve të tyre por edhe qytetarëve që duan qetësi në institucione e cilësi në arsim, sot i bashkohem thirrjes për leshimin e pagave për mësimdhenësit grevistë. Le të mbetet mësim i mirë, për të gjithë ata që deshën të manipulojnë arsimtarët e nxënësit për agjenda politike që ti mbajnë duartë larg nga shkollat. Por sot duhet të jemi me mirëqenjen e arsimtarëve e ndershëm. E që të tillë janë shumica absolute. E gjatë vitit shkollor duhet të shikohet mundësia e zëvendësimit të orëve të humbura për aq sa ka mundësi”, ka thënë ai.

Deputetja e Guxo del kundër Qeverisë
Deputetja e Guxo, Jeta Statovci, ka thënë se nuk pajtohet me mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit për muajin shtator.
Ajo tha se mësimdhënësve duhet t’u ekzekutohen pagat.
“Pavarësisht se a ishin të drejta kërkesat e tyre dhe bllokada që ata krijuan, atyre duhet t’u ekzekutohet paga, sidomos kur jemi në një situatë ku shumë familje përballen me rritje të çmimeve dhe po i afrohemi dimrit të ashpër”, shkruan Statovci.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë për portalin rtv21.tv se pagat në sektorin publik janë ekzekutuar për zyrtarët që kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre./21Media

Back to top button