Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala, i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj.

“Sot pata nderin që me z. Haxhi Shalën, deputet në Kuvendin e Kosovës, të vendosim të rrugëtojmë së bashku në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Vendosëm që bashkërisht t’i shërbejmë interesave të vendit, në këto kohë të ndjeshme dhe në të gjitha etapat e radhës”, tha Haradinaj.

Po ashtu, Haradinaj tha se ishte mirënjohës ndaj deputetit Shala, tash kolegë në Aleancë, për angazhimin e tij në proceset e deritashme të rëndësishme për vendin tonë, si dhe për vendimin që së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë të vazhdojnë rrugëtimin politik në AAK.

Tashmë, me Haxhi Shalën partia e Haradinajt do të ketë 14 deputetë, ndërsa Nisma do të mbetet vetëm me 3 deputetë.

Sot pata nderin që me z. Haxhi Shalën, deputet në Kuvendin e Kosovës, të vendosim të rrugëtojmë së bashku në Aleancën…

Posted by Ramush Haradinaj on Monday, 6 July 2020