Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala nesër do të niset për në Hagë ku do të intervistohet nga Dhomat e Specializuara.

Kjo u bë e ditur nga ish kryetari i Malishevës, Isni Kilaj përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Haxhi Shala nesër udhëton për Hagë! Ai ishte emër që bëri histori në luftën e UÇK-së! Ne jemi me te në këtë betejë!”, shkroi Kilaj.

Shala ka pranuar ftesë nga Gjykata Speciale në gusht të këtij viti./21Media

Haxhi Shala nesër udhëton për Hagë! Ai ishte emër që bëri histori në luftën e UÇK-së! Ne jemi me te në këtë betejë!

Gepostet von Isni Kilaj am Dienstag, 6. Oktober 2020