Arabia Saudite sivjet ka ndaluar vizitorët ndërkombëtarë të realizojnë Haxhin, në një përpjekje për të kontrolluar koronavirusin.

Vetëm një numër shumë i kufizuar i njerëzve që jetojnë aktualisht në mbretëri mund të marrin pjesë, thotë një njoftim në mediat shtetërore.

Rreth dy milionë njerëz përndryshe do të kishin vizituar Mekën dhe Medinën këtë verë për ritin fetar vjetor, transmeton rtv21.tv.

Kishte frikë se Haxhi mund të anulohej.

Në kohët normale Haxhi është një nga momentet më domethënëse në kalendarin fetar mysliman. Por vetëm qytetarët nga vendet e botës, të cilët tashmë janë rezidentë në Arabinë Saudite, sivjet do të lejohen të marrin pjesë.

Autoritetet thonë se kjo është mënyra e vetme që ata do të jenë në gjendje të bëjnë plane për distancimin shoqëror që do t’i mbajë njerëzit të sigurt.

Arabia Saudite ka regjistruar 161 mijë e 5 raste të infeksionit dhe 1 mijë e 307 vdekje./21Media