Punët dhe sukseset e tij nuk po ndalen

Punët dhe sukseset e tij nuk po ndalen

Dizajneri i njohur, i cili po realizon projekte edhe në shumë vende ndërkombëtare, kohët e fundit ka realizuar edhe një projekt të ri. Agi Haxhimurati kësaj radhe ka realizuar logon “25 vjet Zvicër – Shqipëri”, e cila është lansuar edhe në çokollatat zvicrane.

Dizajneri Haxhimurati për rtv21.tv tha se projekti është realizuar për 25 vjetorin e Ambasadës Zvicrane në Tiranë, duke treguar edhe për idenë e këtij projekti.

”Ambasada në fjalë ka kërku që ky 25 vjetor të brandohet, duke filluar nga krijimi i një logoje, logo e cila do të përcillet në çdo event të organizuar nga kjo Ambasadë. Pas kësaj lindi si ide që ky 25 vjetor në mënyrë të promovimit sa më të madh, logo e saj të printohet edhe në çokollatat zvicrane”, tha dizajneri duke shtuar se kjo padyshim që është ndjenjë e mirë pasiqë puna e tij promovohet edhe në Zvicër, shkruan rtv21.tv

Ndryshe, deri më tani projektet e dizajnerit kosovar, Agi Haxhimuratit  janë publikuar në shumë vende si: në Londër,  Dublin, Tel Aviv, Turqi, Itali, Berlin dhe në Kroaci ku dizajnoi standin për Republikën e Kosovës, në panairin më të madh të bujqësisë që u organizua nën patronatin e presidentes së Kroacisë./21Media

Projektin e tij mund ta shihni në linkun: https://www.behance.net/gallery/53333649/25-years-Switzerland-Albania-(Identity-Design)