Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka thënë se Ministria e Shëndetësisë po zvogëlon numrin e testimeve qëllimisht për të paraqitur rrejshëm rënien e numrit të rasteve me Covid-19.

“Nga 5502 teste sa u bënë dy ditë më parë, sot janë bërë 4351 teste RT-PCR, apo 1151 më pak teste. Nëse MSH dëshiron rrejshëm me zvoglu numrin e rasteve, munden me i ba vetëm 50-60 teste qysh i kanë bë një vit me parë dhe ju dalin vetë nga 5-6 raste pozitve. MSH mos të ndërhyjë në punën e IKSHPK-së”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Haxhiu ka theksuar se pandemia nuk mposhtet duke zvogëluar numrin e testimeve, por duke rritur numrin e të vaksinuarve./21Media

Posted by Bekim Haxhiu on Saturday, 10 April 2021