Haxhiu dëshmon për rastin Dehari, Gashit nuk i lejohet të marrë pjesë në intervistim

(Lajm i përditësuar)


Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu po dëshmon në Prokurorinë Speciale në lidhje me rastin e Astrit Deharit. Ndërkaq, avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi nuk është lejuar të marrë pjesë gjatë intervistimit.

Në një prononcim për media, Gashi tha se Prokuroria është treguar selektive, dhe se e njëjta po e pengon punën në rastin e Astrit Deharit.

Ai tha se i ka paraqitur disa kërkesa, por prokuroria ende nuk i ka dhënë përgjigje zyrtare.

Gashi ka folur edhe për mundësinë e ankesës ndaj prokurorit Afrim Shefkiu.


Haxhiu dëshmon për rastin Dehari

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot në orën 10:00, do t’i përgjigjet ftesës për dëshmuar në lidhje me deklarimet e saj për rastin Astrit Dehari.

Sipas njoftimit të ministrisë, pas intervistës, në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, ministrja Haxhiu do të mbajë konferencë për medie.

“Për orën, mediat do të njoftohen sot”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, me rastin e 7-vjetorit të vdekjes së ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje,Astrit Deharit, Haxhiu kishte shkruar në Facebook, se krimi ndaj Deharit përfshin një sërë veprimesh për të cilat ende askush nuk ka dhënë përgjegjësi.

Pas kësaj, Haxhiu kishte njoftuar se ftesa nga Prokuroria Speciale për të dëshmuar, kishte ardhur si rezultat i statusit të saj të bërë në rrjete sociale.

Back to top button