Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka reaguar pas arrestimit të një polici në Gjilan i cili dyshoet për sulm seksual ndaj një të miture.

Përmes një postimi në Facebook Haxhiu ka thënë se abuzuesit e dhunuesit nuk kanë vend në shoqërinë tonë, e aq më pak në institucione.

“Republika e Kosovës duhet të jetë vend i respektimit të lirive dhe drejtave të njeriut ku krimi e dhunimi nuk do të gjejnë vend, ku këto fenomene negative jo vetëm të ndëshkohen por as edhe të stimulohen. Askush nën petkun e zyrtarit nuk guxon të ndihet autonom karshi ligjit. Abuzuesit e dhunuesit nuk kanë vend në shoqërinë tonë, aq më pak në institucione”, ka shkruar Haxhiu ndër tjera.

Inspektorati Policor i Kosovës sot ka arrestuar një zyrtar policor të Njësisë Rajonale të komunikacionit rrugor në Gjilan për sulm seksual ndaj një të miture dhe me vendim të prokurorit kompetent të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./21Media