Qeveria e Kosovës sot i ka dhënë përkrahje nismës legjislative për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuar nga Shteti.

Kjo nismë është inicuar nga Grupi Parlamentar i AAK-së, konkretisht nga deputetja Teuta Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se tani diskriminimit të kësaj kategorie po i vjen fundi.

“Diskriminimi i pensionistëve kontributdhënës mbi 20-vjeçar duket se po shkon drejt fundit”, tha Haxhiu, përmes një postimi në Facebook.

“Sot, Qeveria e Kosovës me vota unanime miratoi nismën tonë legjislative për të ndrequr padrejtësinë më të madhe ndaj pensionistëve kontributdhënës pas vendosjes së kriterit të famshëm 15 vjet përvojë pune para vitit 99. Shumë të lumtur, kur jemi para finalizimit të kësaj të drejte elementare të prindërve tanë, njerëzve të mirë të Kosovës”, ka shkruar Haxhiu.

Diskriminimi i pensionistëve kontributdhënës (mbi 20 vjeçar ) duket se po shkon drejt fundit.
Sot, Qeveria e Kosovës me…

Posted by Teuta Haxhiu on Monday, 7 December 2020