Haxhiu: Do ta ushtrojë detyrën me përgjegjësi, deputetët t’i lënë inatet e ta zgjedhin presdientin e ri

(Lajm j përditësuar)

Haxhiu: Do ta ushtrojë detyrën me përgjegjësi, deputetët t’i lënë inatet e ta zgjedhin presdientin e ri

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit të pozitës së ushtrueses së pozitës së presidentes. Haxhiu ka falendëruar Osmanin për punën që ka bërë.

Ajo ka thënë se sipas Kushtetutës, nuk mund të qëndrojë më shumë se 6 muaj në pozitën e u.d se presidentes, prandaj ka thënë se shpreson që Kuvendi sa më shpejt të zgjedh presidentin e ri.

“Faleminderit për punën dhe angazhimin pesë vjeçar. Për Kosovën është me rëndësi të kenë në krye të institucioneve njerëz me integritet të lartë. Rrethanat Kushtetuese e imponojnë që Kryetari i Kuvendit të jetë ushtrues i detyrës së presidentit. E dimë që kjo pozitë mbahet jo më shumë se 6 muaj dhe shpresoj që Kuvendi të zgjedh sa më shpejt presidentit”, ka thënë Haxhiu.


Osmani-Haxhiut: Të pret punë jo e lehtë, më vjen mirë që po e lë pas një grua

Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje Haxhiut, duke thënë se është lumtur që po ia dorëzon një gruaje pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentes.

Osmani ka thënë se s’është e lehtë që të mbahen të dy pozitat, meqë një përvojë të tillë e ka përjetuar edhe vetë.

“Ju dëshiroj mirëseardhje, nga sonte në mesnatë edhe ushtruese e detyrës së presidentes së Kosovës. Ka qenë dëshirë e imja që kurdo që dalë nga kjo zyrë ta lë një grua prapa. Kjo dëshirë po më realizohet”, ka thënë Osmani, duke uruar që edhe Haxhiu ta lë pas vetes një grua presidente.


Osmani: Shpresoj që Kuvendi sa më parë të zgjedhë presidentin e ri

Vjosa Osmanit i ka përfunduar mandati pesëvjeçar si presidente e Kosovës të shtunën, dhe ajo ia ka dorëzuar detyrën kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiut.

Osmani në fjalën e saj tha se ka qenë një prej dëshirave të saj që kur të largohet nga ky post, ta lë prapa një grua. Ajo tha se shpreson që vendi sa më parë ta zgjedhë presidentin e ri.

“Gjithnjë ka qenë një prej dëshirave të mia të mëdha që kur të dalë ta lë një grua prapa. Dhe sot kjo dëshirë po më plotësohet. Nuk do të jetë punë e lehtë, edhe unë i kam provuar të dyjat. Sado që të dyja detyrat kanë sfidat e veta, të jesh kreu i shtetit janë përgjegjësi e jashtëzakonshme. Shpresojmë që Kuvendi sa më parë të jetë e mundur do ta zgjedh presidenten e re në mënyrë që të kemi stabilitet institucional, në një kohë kur bota po përballet me kriza të mëdha”, tha Osmani në fjalën e saj.


Vjosa Osmani e ka dorëzuar të shtunën detyrën e presidentes. Në një ceremoni zyrtare, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu është bërë zyrtarisht ushtruese detyre e presidentes.

Kuvendi i Republikës së Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, më 4 prill 2021, me 71 vota “për” kishte zgjedhur presidente të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriun.

Osmani u zgjodh pas raundit të tretë të votimit ku votuan 82 deputetë. 71 nga deputetët votuan për Vjosa Osmani-Sadriu, 11 vota rezultuan të pavlefshme, ndërsa për kandidatin tjetër Nasuf Bejta nuk votoi asnjë deputet.

Back to top button