Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot priti në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Franco Federici, të cilin e njoftoi për së afërmi se ka filluar procesi i skanimit të situatës në Ministrisë e Drejtësisë, njëherazi e informoi edhe për prioritetet e që ka kjo ministri.

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Federici, shprehi mbështetjen e pa kursyer për brenda kapaciteteve dhe kompetencave që kanë dhe shprehu interesim për bashkëpunim veçanërisht kundrejt dhunës në familje. Gjithashtu, ai diskutoi mbi rëndësinë e kthimit të besimit të qytetarëve në drejtësi dhe për transparencë të institucioneve.

Sipas një komunikate të ministrisë, të dy palët ndanë qëndrime të përafërta duke diskutuar po ashtu edhe për angazhimin në menaxhimit të situatës me pandeminë COVID-19, mbi rëndësinë e vaksinimit të qytetarëve dhe gjetjeve të rrugëve e mundësive për t’u pajisur me vaksinat e duhura.