Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu reagoi pas publikimit të një videoje të një laboratori të drogës  në Prishtinë  nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili pretendon që ky laborator i përket Vetëvendosjes.

Haxhiu i ka quajtur shpifje këto si dhe ka paralajmëruar padi ndaj presidentit.

“President shpifës. Dje akuzoi që familja ime ka laborator droge, ndërsa sot, thekson familja politike. Sikur herën e parë po ashtu edhe herën e dytë, ai ka shpifur me qëllime të pista!Ju njoftoj që lidhur me akuzat e shpifjet e tij, familjarët e mi me shtetësi zvicrane janë duke u konsultuar me avokatë për ta paditur Hashim Thaçin, në Gjykatën e Zvicrës.”, shkroi ajo ën Facebook.

Tutje i ka bërë thirrje policisë që ta demantojnë presidentin Thaçi.

“Në anën tjetër policia DUHET ta demantojë Hashim Thaçin sepse ata i kanë informacionet e sakta.Le të dalin e të flasin publikisht!”, përfundoi Haxhiu/21Media