Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sot është takuar me deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu, nga i cili ka kërkuar ndihmë për sigurimin e vaksinave.

Kjo u bë e ditur nga Haxhiu i cili ka treguar se Ministrit Vitia, sekretarit Bardiqi dhe ekipit të MSH ua ka ofruara komunikimin dhe kontaktet që i ka patur me Kompaninë e cila ofron mundësinë e sigurimit të 500 mijë deri në 3 milionë vaksina Pfizer.

“Ministri Arben Vitia më falenderoi për gadishërinë time që t’i ndihmoj në këtë proces, sepse sigurimi sa me i shpejtë i vaksinave është shpëtim jete. Ministri Vitia dhe sekretari Bardiqi u zotuan se Komiteti i MSH për sigurim të vaksinave, do të kontaktojë Kompaninë e cila mund të na i sigurojë një numër të jashtëzakonshëm të dozave me vaksinën Pfizer”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Deputeti i PDK-së tutje ka thënë se pavarësisht a janë pozitë apo opozitë në këtë situatë të gjithë së bashku duhet të punojmë për të mirën e shëndetit të qytetarëve./21Media