Haxhiu fton partitë politike ta mbështesin mocionin për rrëzimin e Qeverisë Hoti

 

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu i ka ftuar partitë politike ta mbështesin mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti. Në një shkrim në Facebook, Haxhiu thotë se kundërshtimet që po i bëjnë partitë tjera për marrëveshjen e nënshkruar nga Hoti janë të mirëseardhura, por ato mund të merren seriozisht vetëm kur përcillen me veprime konkrete.

“Ne kemi inicuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë por të njëjtin nuk kemi mundur ta procedojmë sepse na duhen 40 nënshkrime. I ftoj që ta mbështesin mocionin nëse përnjëmend janë të shqetësuar me qasjen e gabuar, të dëmshme e të rrezikshme të Qeverisë së paligjshme!”, shkroi ajo në Facebook./21Media

Në secilin vend normal, një Qeveri e cila me veprimet e saj cenon sovranitetin apo dëmton interesat e vendit apo…

Posted by Albulena Haxhiu on Monday, September 7, 2020

Back to top button