Haxhiu: Gjyqtarët e Mitrovicës nuk mund të tallen me institucionet

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas suspendimit të kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq.
Më një postim në Facebook Haxhiu ka thënë se gjyqtarët e kanë për obligim të veprojnë vetëm në përputhje ne Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Kryetarja dhe gjyqtarët e Gjykatës Themelore në Mitrovicë e kanë për obligim të veprojnë vetëm në përputhje ne Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi dhe jo të tallen me institucionet. Çfarëdo veprimi sikur ai në takim me Vuqiq është shkelje dhe cenon integritetin e sistemit gjyqësor. Vendimi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës për suspendimin e kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë është i drejtë dhe në përputhje me ligjin për përgjegjësitë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve prandaj edhe si të tillë e ka mbështetjen tonë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Për suspendimin e Stevanoviq, ka reaguar edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, duke thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “ka vendosur ta sulmojë Serbinë”.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) sot ka suspenduar kryetaren e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Liljana Stevanoviq deri në një vendim të radhës, për shkak të takimit të saj që pati me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq./21Media
Back to top button