Haxhiu i drejtohet Kushtetueses për pezullimin e afatit për zgjedhjen e presidentit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, njoftoi se i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.

“Po ashtu, përmes kësaj kërkese, kemi kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së Presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit. Lidhur me këtë, e kam njoftuar edhe Presidenten, Vjosa Osmani-Sadriu”, thuhet në njoftimin e Haxhiut./21Media

Back to top button