Haxhiu kërkon anëtarësimin e Kosovës në Konferencën e Hagëss

Haxhiu i shkruan Bernasconit

Ministria e Drejtësisë sot ka kërkuar nga Konferenca e Hagës për të Drejtën Ndërkombëtare Private që të shqyrtojë mundësitë e anëtarësimit të vendit tonë në këtë institucion të rëndësishëm.

Përmes këtij anëtarësimi, por bazuar edhe në përvojën në anëtarësimet në konventat e këtilla, Ministria e Drejtësisë është e bindur se një gjë e tillë, do të mundësonte zbatimin e unifikuar të konventave ndërkombëtare në çështjet e së drejtës ndërkombëtare private, si dhe do të lehtësonte qasjen në platforma dhe instrumente multilaterale që kanë të bëjnë me këtë fushë, thuhet në letër-kërkesën e ministres Albulena Haxhiu dërguar sekretarit Permanent të Konferencës së Hagës, Christophe Bernasconi.

Haxhiu thotë se për shkak të mos anëtarësimit në Konferencën e Hagës, është vështirësuar zbatimi i së drejtës në çështjet që lidhen me rrëmbimin ndërkombëtar të fëmijëve, në aspektin civil, si dhe në konteste familjare dhe trashëgimore për qytetarët e Republikës së Kosovës.

 

Back to top button