Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu sonte komentoi vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Bruksel, me ç’rast tha se Kurti ka thyer premtimet që ka bërë ndër vite.

“Nga ajo jo negociata, vetëvendosje, kemi kalu në një fazë po negociata, jo vetëvendosje, pra kjo është nëse e marrim me terma të shkurtë”, tha ndër tjera Haxhiu në “Argument Plus” të RTV21.

Deputeti i PDK-së tutje e kritikoi kryeministrin Albin Kurti, me ç’rast tha se ai po i ikë përballjes në Kuvend me deputetët. Haxhiu tha se shpreson që kryeministri Kurti pas vizitës në Bruksel, do të raportojë në Kuvend./21Media