Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, veprimin e Qeverisë Kurti përkitazi me Ligjin për Zgjedhje, e ka quajtur shantazh dhe kërcënim, i cili do të cenojë shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

Haxhiu ka thënë se Albin Kurti është i gatshëm të rrezikojë shëndetin dhe jetën e qytetarëve për pushtet absolut majtist dhe diktatorial.

“Shantazhi dhe kërcënimi i Albin Kurtit me zgjedhje në kohë pandemie është kërcënim për shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Qytetarët kanë pritur angazhim të Qeverisë Kurti 2 në menaxhim të pandemisë, sigurim të vaksinave dhe barna për pacientët, mbështetje për bizneset dhe ekonominë”, ka shkruar ndër të tjera Haxhiu./21Media

 

Shantazhi dhe kërcënimi i Albin Kurtit me zgjedhje në kohë pandemie është kërcënim për shëndetin dhe jetën e…

Posted by Bekim Haxhiu on Saturday, 3 April 2021