Lëvizja Vetëvendosje sot përmes një konference për media ka bërë të ditur se përmes një peticioni online do të kërkojnë zgjedhje. Sipas VV-së, zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për të dalë nga kjo krizë politike.

Se duan zgjedhje e përsëriti edhe ministrja në detyrë e drejtësisë, Albulena Haxhiu. Sipas Haxhiut, Gjykata Kushtetuese dëshmoi se pazaret janë mbi vullnetin e popullit.

“Gjykata Kushtetuese na tha se pazaret janë mbi vullnetin e popullit! Por jo, mbi vullnetin e popullit nuk mund të jetë askush prandaj #duamzgjedhje“, shkroi Haxhiu në Facebook./21Media