Haxhiu: Me Osmanin do të kemi bashkëpunim ose para ose pas zgjedhjeve

 

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, në një intervistë për RTV21, ka thënë se me Vjosa Osmanin do të kenë bashkëpunim ose para ose pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Ne jemi të hapur për bashkëpunim vetëm me listën e Vjosa Osmanit… Ajo çfarë është e qartë për momentin është që do të ketë bashkëpunim ose para ose pas zgjedhjeve”, ka thënë Haxhiu.

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani mbrëmë ka shpërndarë Legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës dhe ka caktuar zgjedhjet parlamentare të parakohshme më 14 shkurt.

Ndryshe, sot, në mbledhjen e KQZ-së u bë e ditur se fushata zgjedhore fillon më 3 dhe përfundon më 12 shkurt 2021./21Media

Back to top button