Haxhiu: MSH-ja kur ka licencuar laboratoret private për testime, është dashur t’ua regullojë çmimet

 

 

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se Ministria e Shëndetësisë pas licencimit të laboratoreve, është dashur ta përcaktojë edhe çmimin e testimeve për SARS-Cov-2. Sipas tij, duhet të jepet përgjegjësi përse që nga fillimi i pandemisë nuk janë shfrytëzuar kapacitetet e IKSHPK-së për më shumë teste.

“200 Euro testi RT-PCR, a jeni normal?! Këtë çmim e ka paguar një qytetar i Kosovës për një test RT-PCR në laboratorin “Medical & Laboratory Services”, i cili është në pronësi të vajzës së Blerim Devollit, që u licencua nga Ministria e Shëndetësisë. Ministria e Shëndetësisë kur ka licencuar laboratoret private është dashur të marrë përsipër edhe rregullimin e çmimeve. Gjithashtu duhet të jepet përgjegjësi përse që nga fillimi i pandemisë nuk janë shfrytëzuar kapacitetet e IKSHPK-së për më shumë teste. Ne jemi dëshmitarë se në disa raste brenda 24 orëve janë bërë më shumë se 500 teste.”, shkroi ai në Facebook.

Në reagimin e tij Haxhiu ka adresuar kritika ndaj Qeverisë aktuale dhe asaj të mëparshmes, meqë sipas tij duhet të përgjigjen pse nuk janë bërë teste më shumë në institucione publike.

200 Euro testi RT-PCR, a jeni normal?!

Këtë çmim e ka paguar një qytetar i Kosovës për një test RT-PCR në laboratorin…

Posted by Bekim Haxhiu on Sunday, August 30, 2020

Reagimi i tij erdhi pas publikimit të një fotografie ku një qytetar ka paguar 200 euro për testin për SARS-Cov-2 në laboratorin privat “Medical Laboratory Services”./21Media

Back to top button