Haxhiu optimiste se Kodi Civil do të miratohet së shpejti në Kuvend

Ministria e Drejtësisë së shpejti do ta dërgojë në Kuvend Projektkodin Civil, i cili, sipas drejtueses së kësaj ministre, do të miratohet.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se së shpejti do ta dërgojë në Kuvend Projektkodin Civil, për të cilin është shprehur optimiste se do të miratohet.
Ajo gjatë konferecës për media, pas mbledhjes së Qeverisë ka tegar se se kanë zhvilluar takime me deputetët e Grupit Parlamentar të, Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se disa prej tyre ende kanë “qëndrimet dhe bindjet e tyre”, por tha se ky legjislacion kësaj radhe do të miratohet.
“Unë nuk them në asnjë mënyrë që secili deputet i Grupit Parlamentar do të votojë për. Ka ende disa që i kanë qëndrimet dhe bindjet e tyre. Por, po them edhe një herë, Qeveria dhe Grupi Parlamentar në shumicë angazhohet për avancimin e të drejtave të njeriut, jo vetëm për hir tonin si shtet, por edhe për hir të proceseve në të cilat ne kemi aplikuar. Për shembull, aplikimi në Këshillin e Evropës është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Kosovën dhe për t’u bërë anëtar, ju e dini se së pari duhet të respektohen të drejtat e njeriut”, ka deklaruar Haxhiu
Haxhiu ka thënë se ndryshimet do të bëhen publike kur të kalojë nga Qeveria në Kuvend, duke shtuar se përveç deputetëve të Vetëvendosjes, pret edhe përkrahjen e opozitës.
Më 16 mars gjatë seancës plenare kur u vu në votim ky Projektkod, disa deputetë e kundërshtuan pjesën e legjislacionit që lejonte “bashkësitë civile”.
Në versionin e parë të Projektkodit, thuhej se “martesa është bashkësi e regjistruar ligjërisht ndërmjet dy bashkëshortëve të sekseve të ndryshme, me anë të së cilës ata lirshëm vendosin që të jetojnë së bashku si burrë e grua”.
Kurse në nenin “bashkësitë e regjistruara civile ndërmjet personave me sekse të njëjta janë të lejuara” dhe se kushtet dhe procedura lidhur me këtë rregullohen me ligj të veçantë./21Media

Back to top button