Haxhiu për zëvendësimin e masës ndaj Pantiqit: Akti më i rëndë që mund t’i bëhej vendit

Zëvendësimi i masës së paraburgimit me arrest shtëpiak ndaj ish-policit të Kosovës, Dejan Pantiq, ministrja Drejtësisë, Albulena Haxhiu po e konsideron si aktin më të rëndë që ka mundur t’i bëhej vendit nga institucionet e drejtësisë.
AQjo ka thënë se nuk mund ta kuptojë se si një person që akuzohet për terrorizëm lejohet të shkojë në arrest shtëpiak.
“Nuk di si ta kuptoj dhe si është e mundshme që dikush që akuzohet për një vepër aq të rëndë që ka të bëj me terrorizëm, të shkoj në arrest shtëpiak madje sipas legjislacionit, për shkak të peshës së rëndë të veprës penale, nuk mund të shqiptohet një masë e e butë sikur ajo e arrestit shtëpiak. Nuk është se kemi pasur ndonjë ëndërr që sistemi i drejtësisë do të çlirohet pa reformën në drejtësi por ama të ndodhë edhe kjo që ndodhi sot është e papranueshme dhe diçka që do të ngelet në historinë moderne të Kosovës. Në vend se institucionet e drejtësisë të mbronin rendin kushtetues e qytetarët, njësoj sikur po angazhohet policia edhe fizikisht në veriun e vendit tonë, këta prej zyrave të tyre marrin vendime aq të dëmshme e të cilat përveç tjerash janë inkurajim për bandat kriminale e terroriste në veriun e vendit tonë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Sa i përket kësaj çështje edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti ka ngritur pyetje se si mund të lirohet në arrest shtëpiak një i akuzuar për vepër terroriste.
“A është e arsyeshme e vendos gjyqësori, pra është gjykatësi i procedurës paraprake me rastin e kërkesës përkatëse të prokurorit. Mi9rëpo kur ke një akuzë për terrorizëm të dërgohesh në arrest shtëpiak unë jam shumë kureshtar ta marr vesh se cili është ai prokuror që e bën këtë kërkesë e cili është ai gjyqtar që e aprovon”, ka deklaruar Kurti.
Kurse, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, tha se vendimi i sotëm për dërgimin e ish-policit Dejan Pantiq në arrest shtëpiak shënon “një goditje të rëndë për kredibilitetin edhe ashtu shumë të dëmtuar të prokurorisë dhe gjykatave në Kosovë”./21Media

Back to top button