Haxhiu: Zgjedhjet e jashtëzakonshme janë të pashmangshme

Haxhiu: Zgjedhjet e jashtëzakonshme janë të pashmangshme

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë janë të pashmangshme dhe atë menjëherë pas tejkalimit të situatës nga virusi COVID-19.

Në postimin e saj në Facebook, Haxhiu ka shkruar se, Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe praktika gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese, përcakton qartë se vullneti i qytetarëve të Kosovës nuk mund të ndryshohet me krijimin e konjukturave në zyrën e Presidentit.

“Kësisoj pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë nuk mund të aktivizohet neni 95 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës për faktin se dallon situata juridike kushtetuese ndërmjet zgjedhjes së Qeverisë dhe situata juridike kushtetuese pas votimit të mocionit ndaj Qeverisë. Partitë PLAN përmbysen vullnetin e qytetarëve por ky vullnet nuk mund të ndryshohet pa zgjedhje!”, përfundoi Haxhiu./21Media