Ish-ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka akuzuar Qeverinë Hoti për heqje dorë nga mbështetja për institucionet e drejtësisë që hetojnë dhe gjykojnë krimet e luftës, duke thënë se një gjë e tillë paraqet gjunjëzim e kësaj qeverie para Serbisë dhe si e tillë duhet të largohet sa më parë dhe vendi të shkojë në zgjedhje.

Në një postim në Facebook, Haxhiu ka shkruar se  Qeveria Hoti në ditët e para të saj, ka treguar gjunjëzimin para Serbisë, duke filluar nga heqja e reciprocitetit e deri te heqja dorë për njohje nga shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën dhe mos anëtarësimi në organizata ndërkombëtare.

“Por tani paska hequr dorë edhe nga mbështetja për institucionet e drejtësisë që hetojnë dhe gjykojnë krimet e luftës. Kjo është e papranueshme. Qeveria e paligjshme duhet të largohet sa më parë dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka shkruar ndër të tjera Haxhiu në Facebook./21Media

Pak ditë pasi kisha pranuar detyrën e Ministres së Drejtësisë, kam pritur në takim prokurorët special që merren me…

Posted by Albulena Haxhiu on Wednesday, 17 June 2020