Qeveria e Kosovës në krye me Avdullah Hotin sot ka shfuqizuar vendimet përmes së cilave është vendosur masa e reciprocitetit me Serbinë.

Lidhur më këtë reagoi ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila tha se kjo Qeveri po i hap rrugën presidentit për “marrëveshjen me Serbinë”

“Heqja dorë nga reciprociteti është heqje dorë nga sovraniteti. Qeveria ilegale po i hap rrugën Thaçit për marrëveshjen me Serbinë!”, tha Haxhiu.

Ekzekutivi sot ka shfuqizuar vendimin e datës 20 mars 2020 të qeverisë së kaluar Kurti për zbatimin gradual të reciprocitetit me Serbinë dhe vendimin e datës 30 maj 2020, për plotësim ndryshimin e vendimit të parë për këtë masë./21Media