Haxhiu: Ramazani mëson durimin, Bajrami ndarjen e mirësisë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu tha se muaji i shenjtë i Ramazani mëson durimin e festa e Fitër Bajrami se si këto vlera mirësie të ndahen me të tjerët.
Gjatë vizitës së saj në Bashkësia Islame e Kosovës, Haxhiu tha se kjo festë duhet shfrytëzuar si kujtesë që të lartësohen vlerat dhe ndërtohet një shoqëri më e barabartë.
“Për qytetarët e Kosovës e besimit islam, festa e Fitër Bajramit është një festë shumë e rëndësishme. Muaji i shenjtë na mëson durimin e mirësinë, ndërsa festa se si këto vlera mirësie t’i ndajmë me të tjerët. Vizita jonë është edhe si shenjë respekti për punën dhe kontributin që BIK ka bërë për shtetin tonë, e sidomos për kultivimin e paqes. Le të na shërbejë kjo festë si kujtesë se secila nga ne mund të japim shumëçka nga vetja, pikërisht t’i lartësojmë këto vlera dhe të ndërtojmë një shoqëri më të drejtë dhe barabartë”, tha Haxhiu.