Haxhiu reagon pas ndalimit të aktivistes Neri Ferizi që protestoi për vrasjen e gruas shtatzënë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu reagoi për mbajtjen për 48 orë të aktivistes Neri Ferizi e cila kishte marrë pjesë në protestën e organizuar për rastin e vrasjes së gruas shtatzënë para QKUK-së.
Ajo tha se aktivistët kanë të drejtat të plota për të protestuar.
“Prokurori që përndjekë aktivistët dhe toleron kriminelët e të korruptuarit. Aktivistët kanë të drejtat dhe liritë e plota qytetare për të protestuar ndaj çdo institucioni”, ka shkruar Haxhiu
Aktivistja nga Mitrovica, Neri Ferizi është arrestuar në protestën e 2 dhjetorit e organizuar pas vrasjes së gruas shtatzënë./21Media

Back to top button