Haxhiu takohet me Maqedoncin e Jasharin, flasin për sfidat aktuale dhe hapat për fuqizimin e FSK’së

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, njëherit Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin dhe Komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin.
Përmes një postimi, Haxhiu ka njoftuar për këtë takim, duke shtuar se kanë folur për “arritjet në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse, sfidat aktuale dhe hapat e ardhshëm për fuqizimin strategjik të FSK-së”.
Zhvillimi i FSK-së, ka thënë se mbetet prioritet shtetëror dhe kyç.
“Sot prita në takim Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari. Diskutuam për arritjet në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse, sfidat aktuale dhe hapat e ardhshëm për fuqizimin strategjik të FSK-së. Zhvillimi i mëtejmë i FSK-së mbetet prioritet shtetëror dhe kyç për forcimin e sigurisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haxhiu.