Haxhiu i reagon Thaçit, Mustafës e Veselit

Haxhiu i reagon Thaçit, Mustafës e Veselit

Minsitrja në detyrë e Shëndetësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas deklarateve lidhur me gjendjen në veriun e Kosovës.

Ajo ka thënë se është e pafalshme se çfarë po bëjnë presidenti Hashim Thaçi, lideri i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i PDK-së, Kadri Veseli.

“Thaçi, Mustafa e Veseli si zakonisht në të njëjtën linjë. Sot u paska ra në mend veriu i vendit tonë anipse që 21 vite kanë qenë herë bashkë e herë veç e veç por sërish për pazare bashkë.Ministrat Vitia dhe Sveçla sot i demantuan deklaratat e tyre që kanë për qëllim të mjegullojnë e të vënë në panik qytetarët.”, ka shkruar ndër tjerash Haxhiu në Facebook.

Thaçi, Mustafa e Veseli si zakonisht në të njëjtën linjë. Sot u paska ra në mend veriu i vendit tonë anipse që 21 vite…

Gepostet von Albulena Haxhiu am Samstag, 4. April 2020

Vendosja në karantinë e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit ka ngjallur reagime, qeveria e Kosoës u akuzua se nuk po reagon teksa në veri po zbatohen urdhërat e Serbisë.

Presidenti Thaçi e ka quajtur këtë papërgjegshmëri të qeverisë, ndërsa kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se qeveria po rrezikon sovranitetin e Kosovës.

Por, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë sot se futja në karantinë e dy komunave të veriut është bërë me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë të Kosovës në bashkëpunim me autoritetet lokale./21Media