Ditët e fundit anëtarja e kryesisë së VV-së , Albulena Haxhiu ka deklaruar se VV-ja nuk ka interes që të bashkëpunojë me subjekte si PDK dhe LDK, kurse Glauk Konjufca, ka thënë  se nuk e kanë në preferencë ndonjë marrëveshje me PDK-në, por që mundësia për bashkëpunim nuk është e përjashtuar.

E për këtë Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, ka bërë një sqarim rreth qëndrimit të saj dhe Glauk Konjufcës rreth mundësisë për një koalicion me partitë tjera, veçanërisht me PDK-në.

“Unë dhe Glauku nuk e kemi kundërshtuar njëri-tjetrin. E kemi thënë të njëjtën gjë, në mënyra tjera. Njëri në përpjekje për të vënë në pah se tash gjendemi në një kontekst të ri politik në të cilin PDK është e parëndësishme që Lëzivja t’i vihet përballë, e që u keqkuptua qëllimisht, e tjetri në gjuhë të thjeshtëzuar për t’ia rikujtuar PDK-së që mbetet po e vjetra”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Unë dhe Glauku nuk e kemi kundërshtuar njëri-tjetrin. E kemi thënë të njëjtën gjë, në mënyra tjera. Njëri në përpjekje…

Posted by Albulena Haxhiu on Thursday, December 24, 2020

 

Në lidhje me koaliconin e VV-së me PDK, dje në një konferencë për media Uran Ismaili ka thënë se Vetëvendosjes do t’i përgjigjen me vota./21Media