Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu reagoi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Këtë vendim ajo e quajti vendim “skandaloz” dhe se me marrjen e këtij vendimi Gjykata Kushtetuese ka dalë kundër vullnetit të popullit.

“Gjykata Kushtetuese i dha grusht vullnetit të popullit! Vendim skandaloz”, shkroi Haxhiu në Facebook.

Gjykata Kushtetuese ka marrë sot vendim lidhur me çështjen e mandatarit Hoti,  në të cilën ka konstatuar rrjedhimisht, që votimi i suksesshëm i një mocioni mosbesimi të Kuvendit ndaj Qeverisë, nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit dhe mundëson formimin e një Qeverie të re. /21Media