Haxhiu: Venecia konfirmoi që kemi adresuar të gjitha komentet për Byronë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar sot se se Komisioni i Venecias ka bërë edhe një opinion tjetër sa i përket Ligjit për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme.

Sipas Haxhiut, në këtë opinion të Venecias konfirmohet që Kosova ka adresuar të gjitha opinionet e Vencias duke “krijuar garanci për pavarësinë e Byrosë dhe avancimin në mbrojtjen e të drejtave të njeriut”

“Qeveria jonë është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Faleminderit Komisionit për mbështetjen e tyre në reformën në drejtësi të Kosovës. #Kosova #Reforma në Drejtësi #AntiKorrupsion”, ka shkruar Haxhiu në Twitter.


Partia Demokratike e Kosovës e kishte dërguar në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për Byronë më 21 shkurt 2023 .
Në opinionin e parë që Vencia kishte publikuar për Byronë kishte adresuar vërejtje për Projekt-Ligjin që kishte hartuar Kosova. Ligji është ndryshuar me vërejtjet e marra nga Venecia. Edhe në opinionin e dytë të Venecias ishte konstatuar se nuk përmirësuar të gjitha vërejtjet e bëra. Megjithatë sot ministrja Haxhiu njofton se Venecia ka konfirmuar se Kosova ka adresuar të gjitha vërejtjet./21Media

Back to top button