Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar një bashkëbisedim me përfaqësueset e strehimoreve dhe qendrave ditore që ofrojnë shërbimet për viktimat e dhunës në familje, viktimat e trafikimit me qenie njerëzore dhe fëmijët pa përkujdesje prindërore.

Haxhiu ka thënë se gjatë këtij bashkëbisedimi është njoftuar për së afërmi me punën e strehimoreve dhe shërbimet e ofruara, sfidat e punës dhe problemet me të cilat ballafaqohen për çdo ditë.

“Mekanizimi koordinues për mbrojtje nga dhuna në familje, ka qenë i fokusuar tek koordinimi ndërinstitucional me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë, tek krijimi i kushteve adekuate për strehimin e rasteve të reja të dhunës në familje në kohe pandemie, në një hapësirë alternative e cila mbulon kërkesat e rasteve të reja për strehim adekuat, dhe njëkohësisht nuk rrezikojmë rastet e strehuara tani në strehimore në nivel vendi t’i ekspozohen infektimit, si dhe njëkohësisht mbrohet edhe stafi i strehimoreve”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Haxhiu tutje ka theksuar se Ministria që e udhëheq do të angazhohet në vazhdimësi bashkërisht me akterët tjerë relevant që kësaj kategorie t’i sigurohet strehim dhe mbrojte dhe që ushtruesit e dhunës të marrin dënimet e merituara në mënyrë që kjo situatë mos të përsëritet në shoqërinë tonë./21Media

Sot, kam zhvilluar një bashkëbisedim me përfaqësueset e strehimoreve dhe qendrave ditore që ofrojnë shërbimet për…

Gepostet von Albulena Haxhiu am Montag, 18. Mai 2020