Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se personi i cili është konfirmuar si rast pozitiv me COVID-19 sot në Gjilan është një bashkatdhetar, i cili nesër kishte planifikuar të udhëtojë për në Zvicër.

“#Dita77. IKSHP na njoftoi se në Gjilan e kemi një rast të ri pozitiv me #Covid-19. Bëhet fjalë për një bashkatdhetar tonin, i cili ka pasur të udhëtojë nesër për në Zvicër dhe me kërkesën e tij i është nënshtrur testimit. Do të ritestohet sërish, por t’u konfirmuar. Përndryshe, nga 31 persona sa kanë qenë aktiv, 11 janë shëruar plotësisht dhe 21 i kemi aktiv me #Covid19. Po punojmë që edhe rastin e fundit ta mbyllim sa më shpejt“, ka shkruar Haziri në Facebook.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar sot nëntë raste të reja me koronavirus, pas kryerjes së 220 testeve.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 8 raste (sipas vendbanimit: 7 raste Vushtrri dhe 1 rast Bajskë) dhe 1 rast me vendbanim në Gjilan”, është thënë në njoftimin e IKSHPK-së./21Media

#Dita77. IKSHP na njoftoi se në Gjilan e kemi një rast të ri pozitiv me #Covid-19. Bëhet fjalë për një bashkatdhetar…

Gepostet von Lutfi Haziri am Dienstag, 26. Mai 2020