Të martën nga orën 10:00 para Komisionit Parlamentar, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri do të raportojë në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Haziri do të dëshmojë rreth rastit të të ndjerit, Agon Musliu, i cili ka vdekur në Qendrën e Studentëve në kohën që ka shërbyer si karantinë për qytetarët e ardhur nga vendet e tjera në Kosovë.

Në të njëjtin ditë, por në orën 13:00 pritet të raportojë koordinatori i qendrës operative në Ministrinë e Shëndetësisë, Pashkë Buzhala.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë u votua Ilir Hoxha si ekspert i shëndetit publik.