Haziri tha se nuk janë duke e kërkuar tani ta udhëheqin Qeverinë

Haziri tha se nuk janë duke e kërkuar tani ta udhëheqin Qeverinë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri sonte deklaroi se ka përsëri mundësi të bashkëpunimit ndërmjet LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai në “Argument Plus” të RTV21 u shpreh se në LDK e shohin Vetëvendosjen si mundësi për ta ndërtuar Qeverinë.

Kujtojmë që, më 25 mars, me 82 vota pro, 32 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendit i Kosovës ka rrëzuar qeverinë e Kurtit. Mocioni i mosbesimit ishte inicuar nga partneri i koalicionit qeverisës LDK./21Media