Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Gorani, me rastin e ndarjes nga jeta të intelektualit të njohur kosovar, prof. dr. Hajrullah Gorani,

Haziri ka theksuar se profesor Gorani do të mbahet në mend përgjithmonë për kontributin e madh në fushën e ekonomisë, duke botuar libra të rëndësishëm e duke nxjerrë kuadro që sot janë profesionist të jashtëzakonshëm.

“Përpos tjerash, profesor Gorani njihet si njeriu që rezistoi në lëvizjen sindikale për thyerjen e okupimit dhe ndërtimin e lirisë e paqes për Kosovën. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve profesorë e miqve të tij. Zoti ua lehtësoftë dhembjen”, thuhet në telegramin e Lutfi Haziri.”, është bërë e ditur në telegramin e ngushëllimit të Hazirit.

Ka vdekur sot Dr. Hajrullah Gorani, i cili njihet si kryetar i parë i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BPSK), të themeluara në vitin 1990. Gorani ka qenë ekonomist, profesor universiteti dhe autor librash shkencorë./21Media