Gjilani sot ka regjistruar 20 raste të reja me koronavirus, duke çuar kështu totalin në 134. I pari i kësaj Komune Lutfi Haziri ka deklaruar se rastet e reja janë kontakte fizike. Haziri ka bërë të ditur se nesër dhe pasnesër pritet të dihet lista e finalizimit të personave me kontakt si pasojë e rikthimit të infeksionit brenda territorit të komunës së Gjilanit.

“Për Komitetin e Emergjencave, burimet janë të njohura si dhe personat. Kërkohet në mënyrë rigoroze respektimi i masave që çon në vetizolim dhe distancë sociale. Ju lutem, përshtatuni masave mbrojtëse dhe kujdesu për vete e familjen. Virusi COVID-19 është i panjohur dhe lufta ndaj tij po bëhet e vështirë, por nuk guxon të na mposhtë”, ka shkruar Haziri ndër të tjera në Facebook.

 

Gjilani është komuna e cila sot prin me 20 raste të reja, kurse, me nga 19 raste janë Prishtina dhe Prizreni, ndërsa, Mitrovica me 15. Ndërsa numri i total i të prekurve me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit ka arritur në 96. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 29 persona dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 1 mijë e 47. /21Media