Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot, në 15 vjetorin e vrasjes së gazetarit dhe publicistit, Bardhyl Ajeti kërkoi ndriçimin e rastit dhe autorët ta marrin dënimin e merituar.

Kryetari Haziri e ka vlerësuar lartë Ajetin për guximin dhe profesionalizmin e tij, duke shtuar se shpirti i tij nuk prehet në paqe përderisa nuk janë zbuluar akterët e vrasjes.

“Sot e asaj dite, vrasja e tij mbetet enigmë. Kërkoj nga organet e shtetit që ta zbardhin sa më parë këtë dhe vrasjet tjera dhe autorët ta marrin denimin meritor. Veç në këtë mënyrë eshtrat e Bardhylit dhe të tjerëve do të pushojnë të qetë.” u shpreh Haziri.

Ai shtoi se Bardhylin do ta kujtojmnë përgjithmonë për guximin dhe kontributin e tij të madh në gazetari e publicistikë./21Media